Një lajm tragjik vjen nga Danimarka ku një 23-vjeçare shqiptare me prejardhje nga Vushtrria ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me automjet.

Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të familjes të së ndjerës të cilët kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë së varrimit.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohen të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby”, ka shkruar babai i së ndjerës.

Ismajli ishte studente në Danimarkë ku edhe katër muaj pritej të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb