Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur boksin. Brenda një jave ky lloj sporti ka marrë jetën e dytë. Pas vdekjes së rusit Maxim Dadashev, mediet botërore raportojnë se ka ndërruar jetë edhe boksieri argjentinas 23-vjeçari Hugo Santillan.

Lajmi për vdekjen e të riut është konfirmuar edhe nga Këshilli Botëror i Boksit, i cili raporton se “Kemi marrë lajmin shumë të trishtë për vdekjen e boksierit Hugo Santillan sot në spitalin San Felipe në San Nicolas, Buenos Aires”.

Boksieri argjentinas pësoi një mpiksje gjaku në tru në ndeshjen me uruguajanin Eduardo Abreu, pak ditë më parë. Ai iu nënshtrua dy herë operacionit, por nuk mundi të mbijetojë.

Në videon e publikuar nga mediat në ndeshjen e tij të fundit, ai shfaqet në gjendje tepër të rëndë fizike, teksa në një moment shembet në tapet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb