Nga: ZONJA KATERINA

Trahana
Bukë
Domate
Spec
Suxhuk ose cingaridhe
Vaj ulliri
Djathë të bardhë
Kripë, piper i kuq

Fillimisht vendosim trahananë në ujë të ftohtë sa të homogjenizohet. Më pas e vendosim në sobë në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht që të mos kokrrizohet. Marrim fetat e bukës dhe i vendosim të theken, më pas i thërrmojmë dhe i hedhim në trahana.

Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë pak domate, pak speca, pak suxhuk pikant ose cingaridhe. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të kuq dhe servirim trahananë duke shtuar dhe pak vaj ulliri dhe djathë të bardhë.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb