AUSTRI – Një shqiptar 50-vjeçar, është aksidentuar duke drejtuar kamionin e tij rreth orës 06.40, në drejtim të Linzit në rrugën B124. Sipas mediave austriake ai është përplasur me një maune duke goditur rimorkion e saj.

Si pasojë, shqiptari 50-vjeçar është plagosur rëndë, megjithatë nuk jepen detaje të tjera në lidhje me shëndetin e tij, shkruan “Regio News”.

Ai menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin e Linzit.

Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, rimorkioja e maunës është dëmtuar pjesërisht. Policia austriake po punon për zbardhjen e aksidentit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb