SERBI-Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vazhdon ta përmende sepse ajo së bashku me priftin e Manastirit të Deçanit Sava Janjic, “arriti ta zbulojë thelbin e politikës së tij”.

Trajkovic ka thënë për “Danas”, se strategjia e Aleksandar Vuçiçit për Kosovën është identike me strategjinë e Sllobodan Millosheviçit, përcjell Telegrafi.

“Vuçiç nuk e ka përmendur rastësisht Millosheviçin kur iu drejtuar serbëve në veri të Kosovës. Kjo strategji bazohet në faktin që në Kosovë të mos ketë serbë.  Millosheviqi, pasi nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës,  urdhëroi Nikola Shainoviqinqë bashkë  me ushtrinë dhe policinë të tërheq të gjithë serbët. Ne serbët që kemi mbetur rreth kishës, e kemi paguar përgjakshëm. Ndaj nesh është bërë mashtrim “, tha Trajkoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: