Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësi të Madhe.

Një trajler me drejtues një shtetas boshnjak ka përplasur një moto-çikletë. Për pasojë, shoferi i moto-çikletës është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2020, ora 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, fshati Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë mjetet Trajler, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb