(foto ilustruese)
TIRANË- Rëndohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak për këtë nuk janë bërë si zakonisht mjetet që i drejtohen bregdetit në këtë ditë fundjave, por një trajner, të cilit i janë çarë gomat në rrugë, duke bllokuar njërin kah të rrugës, në afërsi të Durrësit.
Mësohet se trafiku ka nisur të rëndohet që në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se radha e mjeteve ka arritur deri në 2 kilometra.
(ma.ar/BalkanWeb)