Vazhdon momenti i vështirë për Barcelona-n. Pas humbjes në “El Clasico”, katalanasit u mposhtën edhe në transfertë 1-0 nga Rayo Vallecano. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 në favor të vendasve.

Një gabim i pafalshëm i Busquets ka sjellë golin e Radamel Falcao-s, i cili ka shënuar me një goditje perfekte pasi ka lënë në vend Gerard Pique. Në fushë për vendasit ishte edhe Ivan Balliu.

Barcelona i pati të gjitha mundësitë në 72’ të barazonte me Depay, por holandezi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pas 9 minutave shtesë, miqtë nuk arritën të shënojnë.

Pas një mbledhje urgjente, presidenca blaugrana kësaj radhe vendosi shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman. Provizorisht skuadrën do ta drejtojë tekniku i Barcelonës B, Sergi Barjuan, i cili do të bëjë gatin katalanasit ndaj Alaves, Dinamo Kiev dhe Celta Vigo.

Synimi i drejtuesve është emërojnë Xavi Hernandezin si trajner të parë. Ky i fundit është ende në kontratë me klubin Al-Saad në Katar. Gjithsesi, në kampin blaugrana janë të bindur se Xavi do të jetë trajner i ri brenda muajit nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb