Shpëtim Duro, ish-trajner i Partizanit dhe i disa ekipeve në Kategorinë Superiore, flet për situatën e të kuqve dhe klube të tjera, i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, në “News 24”.

GEGA – Largimin e Gegës nuk e prisja normalisht, sepse e mbylli me fitimin e kampionatit. Dua të qëndroj tek ajo arsye, se ka pasur punë personale që është larguar. Nuk është hera e parë, janë gjëra që ndodhin në futboll.

RIKTHIM TE PARTIZANI? – Jo, nuk ka gjë të vërtetë. Kur largohet një trajner, dalin emra të tjerësh. Ne kemi profesionin të tillë. Mund të kem qenë kandidaturë për të marrë Partizanin, por nuk e kam pasur në plane.

PËRGATITJET E PARTIZANIT – Trajneri i ri mund të ketë probleme, ndoshta nuk e njeh shumë ekipin. Por, është në momentin e duhur për përgatitjet e Kupave të Europës. Partizani e ka bazën kryesore, edhe pse duhet ndonjë ndërhyrje në merkato. Tani të gjithë flasin për merkato, por unë them se Partizani nuk ka aq shumë nevojë. Mund t’i duhen ndoshta 3 blerje, por vazhdon të jetë me grup të plotësuar. Tani, të vijë ai trajner i huaj, të njohë të gjithë grupin. Ai mund të jetë shumë i mirë, por futbolli duhet edhe pak fat. Ka shumë faktorë, trajnerët shqiptarë mund të kenë rënë me një klub nga kategoria, por më pas kanë shkuar e kanë fituar trofe. Ata vijnë e rrinë dy muaj, dhe thonë nuk u përshtata me mentalitetin. Tek Shkëndija, fillova një projekt. Ekipi po binte nga Kategoria, dhe atë vit shkuam në Europë. U largova unë, filluan duke marrë 2-3 trajnerë të huaj. Dështuan totalisht. Morën një trajner që e njeh ambientin, është shpallur dy herë kampion. Ne tani komunikojmë me trajnerë të huaj, dhe nuk është se kemi ndonjë diferencë aq të madhe me ata. Kemi punuar dhe me ta. Të huajt, në marrëdhënie me drejtuesit, janë rigorozë dhe nuk i pyesin. Të huajt, janë shumë më servila me drejtuesit. Ka edhe nga ata seriozët, që ruajnë marrëdhënie serioze, por ka dhe nga ata servilët. Këtu u diskutua Zemani, por nuk mund të vinte me atë emër që ka. Paga, kërkesat e tij… Dhe, do vijnë trajnerët që nuk janë në aktivitet. Tek Tirana për shembull, u çudita vjet, që mbajti një trajner të huaj, me gjithë atë rrogë. Tirana do ngjitej edhe pa trajner. Sa u ngjit pastaj, filluan kontradiktat dhe e larguan. Gegën e kam mik, nuk e kam takuar pas largimit, por nuk mund të flas më shumë kur ai thotë se largohem për arsye personale. Të jemi realistë, unë dhe Gega kemi ndenjur 1 vit të plotë. Jo për “furça”, por me ardhjen e Demit, Partizani ka qenë gjithmonë protagonist këto vite. Tani u puqën gjërat, dhe u shpall kampionë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb