Fillimi i sezonit te Real Madrid solli probleme të shumta fizike që prekën skuadrën, por ndërkohë që klubi po studion rinovimin e Camavinga, skuadra duhet të përballet me mungesën e një tjetër titullari. Siç raporton Numero Diez, në fakt trajneri Ancelotti humbi Alaba në ndeshjen kundër Las Palmas, pasi lojtari u detyrua të largohej në pjesën e parë për shkak të një problemi fizik.

Me Militaon tashmë që nuk është në dispozicion, mungesa e austriakut të prapavijës e bën jetën e vështirë për Los Blancos dhe objektivi është rikuperimi i tij ndeshjen kundër Napolit, takim ky i vlefshëm për Champions League dhe që mbahet në mesjavën e ardhshme.

Testet e mëtejshme do të nxjerrin në pah shkallën e problemit fizik dhe në Madrid “kryqëqzojnë gishtat” që mos të kemi të bëjmë me asgjë serioze. Për 31-vjeçarin, Alaba ky është sezoni i 3-të në “Santiago Bernabeu”. Në këtë edicion, ai numëron 7 paraqitje në La Liga.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: