Trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro në Qatar n’24 në News 24 ka komentuar ndeshjet e sotme, ku padyshim fokusi ishte te ndeshjes mes Senegalit dhe Hollandës, takim ky që u mbyll 0-2 në favor të “Tulipanëve”. Anglia bindi ndaj Iranit, duke fituar 6-2.

Hollanda kishte rivalin më të vështirë sot, Senegalin. Senegali ka futbollistë mjaft cilësor. Hollanda nuk shkëlqeu, por diti të menaxhojë situatat e lojës. Sot ka qenë e kujdesshme dhe ka respektuar mjaft rivalin. Sot arriti një fitore të pastër.

Anglia ka lojtarë shumë të mirë në sulm, ka disa lojtarë të Cityt. Anglia me këtë fitore nuk diskuton kalimin e grupit. Tani mund të menaxhohet situata. Lufta në grup do jetë mes SHBA dhe Wales. Anglia do ketë vështirësi me këto dy ekipe” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: