Paris St Germain pritet të jetë pa Neymar në transfertën e Montpellier, në Ligue 1 të mërkurën. Klubi ka bërë me dije se sulmuesi brazilian ka ndjerë lodhje në muskuj.

“Neymar ka ndjerë lodhje në muskuj dhe do të mbetet nën kujdes”, thanë drejtuesit e klubit të Ligue 1 në një deklaratë.

PSG ka 48 pikë nga 20 ndeshje dhe kryeson ndaj RC Lens të vendit të dytë me tre pikë më shumë.Skuadra e Christophe Galtier ka pasur një fillim mesatar në vitin 2023, duke humbur dy ndeshjet e fundit jashtë në Lens dhe Stade Rennais përpara se të barazonte 1-1 në shtëpi nga Stade de Reims të dielën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: