Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë, pasi zgjodhi të transferohej te Al-Nassr në Arabinë Saudite. Trajneri i këtij ekipi, Rudi Garcia, në një intervistë të dhënë për mediat, i ka dalë në mbrojtje yllit portugez, pas situatës jo të këndshme që ky i fundit kaloi te Manchester United.

“E vetmja gjë që dua është që ai të kënaqet sërish duke luajtur futboll dhe të buzëqeshë. Në muajt e fundit, mes United, kombëtares dhe jetës private, ai nuk e ka pasur të lehtë. Nëse ai rifiton kënaqësinë e lojës, objektivi ynë do të përmbushet” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: