Cristiano Ronaldo u transferua te Al-Nassr në Arabinë Saudite. Trajneri i njohur i kësaj skuadre, Rudi Garcia ka thënë vetëm fjalë të mira për portugezin, madje nuk ka hezituar për ta krahasuar këtë kalim me ardhjen e Pele në SHBA.

“Ai është fantastik. Më i miri për ne, për Al-Nassr. Më i miri për Arabinë Saudite. Cristiano Ronaldo është më shumë se një lojtar: ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, pesë herë Topi i Artë. Mendoj se për zhvillimin e Arabisë Saudite dhe Lindjes së Mesme është shumë, shumë e rëndësishme. Nëse mund të bëj një krahasim për Cristiano, mendoj se është paksa si ardhja e Peles në SHBA (në Cosmos New Jork) – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: