Të dielën në orën 20.00, Anglia do përballet me Senegalin, sfidë kjo që vlen për 1/16 të Botërorit të Katarit. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i britanikëve, Gareth Southgate.

“Ne jemi përgatitur edhe për penallti. Është e drejtë të gjejmë një ekuilibër. Nuk duhet të krijojmë  një situatë më dramatike sesa duhet, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të sigurt që jemi të përgatitur.

Senegali- Ata janë të organizuar mirë dhe kanë individualitete shumë të mira. Dhe më pas kanë atletikë të ngjashme me atë të SHBA-s. Senegali luan me besim të madh, do të duhet të jemi shumë të përqendruar. Deri më tani jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, por tani, në fazën eliminatore, gjërat kanë filluar të bëhen shumë më serioze” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: