Anglia do të luajë në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit ndaj Iranit të hënën. Para këtij takimi ka folur për mediat trajneri i “3 luanëve”, Gareth Southgate.

“Ka ekuilibër në grup. Sigurisht që duhet përvojë për këto momente që është thelbësore sepse jo të gjithë lojtarët e dinë se si është të drejtosh ekipin e Anglisë. Sterling dhe Kane të të ofrojnë siguri, ata tashmë kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe janë mësuar të konsiderohen të besueshëm edhe në klubet e tyre” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: