Argjentina do të luajë në nëntor një sfidë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Botëror “Rusi 2018” dhe e veçanta është se sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain do vijojë të mbetet jashtë listës të grumbulluarve. Trajneri i “albiçelestëve”, Sampaoli, ka deklaruar se Higuain nuk ka se çfarë tregon dhe për këtë takim do të ftojë futbollistë të tjerë.

“Gonzalo është një futbollist që e njoh, nuk ka asgjë për të treguar. Do të na mbetet ne për të vlerësuar nëse do ta marrim ose jo në Botëror. Është detyrë e trajnerit të përcaktojë përputhshmërinë mes futbollistëve. Nuk e shoh kaq të vështirë që Messi dhe Dybala të mund të luajnë bashkë në fushë. Në këto ndeshje do të vlerësoj rendimentin e Perotti dhe Kranevitter. Ndërkohë, Rojo-n e shoh më shumë si një mbrojtës qëndre, sesa anësor. Në sulm Aguero mund të luajë me Messi, e shoh edhe si numër 9. Në Botëror do të jetë ndryshe nga kualifikueset”, deklaroi Sampaoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb