Ballkani do të përballet të enjten në Turqi me Sivasspor, në ndeshjen e vlefshme për turin e 3-të të grupeve të Conference League. Në prag të këtij takimi ka folur  trajneri i ekipit nga Suhareka, Ilir Daja.

“Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Evropë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft  të fortë. Kemi bërë një lojë të mirë.

Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është të paraqitemi sa më mirë, të përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Shpresojmë se herave të tjera ta kemi synim kalimin e grupit” – tha Daja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb