Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, ka komentuar në konferencën e sotme për shtyp grumbullimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe ish-lojtarin e Interit, Rei Manajn, për sfidën e radhës në kampionat kundër Getafes.

“Ka karakteristika të mirëpërcaktuara, mund të na japë diçka, ndaj e kam grumbulluar. Nëse thërras ndonjë lojtar të ekipit B, e bëj sepse e di që mund të na ndihmojë. E kemi parë të gjithë se çfarë është në gjendje të bëjë Rei. U vu menjëherë në shërbim të klubit në mënyrë të jashtëzakonshme.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb