Enzo Fernandez u transferua nga Benfica te Chelsea, këtë merkato dimri. Trajneri i portugezëve, Roger Schmidt nuk ka kapërdirë dot këtë lëvizje, teksa në reagimin e tij është shprehur se klubi nuk ka nevojë për të tillë futbollistë, por vetëm për ata që bëjnë për ekipin.

“Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një lojtar të mirë në merkaton e dimrit, por sot ne treguam se jemi një ekip i mirë pa të, se jemi të aftë të luajmë futboll të mirë pa të, se lojtarët janë të përqendruar të marrin maksimumin e pikëve, për të qenë kampionë. Benfica është shumë më e madhe se një lojtar. Ne kemi nevojë vetëm për lojtarë që janë të lumtur të luajnë për Benfican, të cilët janë të pasionuar. Ne kishim një lojtar që donte të largohej dhe një klub të gatshëm për të paguar klauzolën, ne nuk mund të bënim asgjë. Ne pranuam dhe shikuam përpara” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb