Tekniku i Bolognas, Vicenzo Italiano doli në konferencë para finales së Kupës së Italisë ndaj Milanit.
“Si i qaseni kësaj ndeshjeje? Me shumë entuziazëm: kjo është ajo që na ka shoqëruar në këtë rrugëtim të kupës.
Të gjithë së bashku do të përpiqemi të bëjmë një hap tjetër drejt historisë, duke ditur se po përballemi me një skuadër plot me kampionë.
Do të duhet të jemi të kujdesshëm, por me dëshirën dhe vullnetin për të luajtur një lojë të shkëlqyer” – tha ai.