Rekordet janë bërë për t’u thyer. Kombëtarja braziliane e përfshirë në Kupën e Botës në Katar është skuadra e parë në histori që ka aktivizuar 26 lojtarë (domethënë të gjithë skuadrën) në një kompeticion të vetëm.

Dhjetë minuta nga fundi Brazil-Koreja e Jugut, me rezultatin tashmë të kristalizuar në 4-1 në favor të Seleçao, portieri Ëeverton hyri në vend të Alisson Becker. E thënë kështu, nuk duket asgjë e bujshme, përveçse kemi të bëjmë me një zëvendësim historik. Falë këtij ndryshimi, Brazili u bë kombëtarja e parë e Katarit 2022 që ka futur në lojë të gjithë lojtarët e thirrur në kompeticion nga trajneri Tite. Edhe kjo mund të duket si një statistikë pa shumë interes, po të mos ishte për faktin se kjo është hera e parë që ndodh në historinë e Kupës së Botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: