Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi komentoi fitoren 0-2 ndaj Kastriotit.

“Jam i kënaqur me tre pikët, por jo me lojën e skuadrës. Ishte një ndeshje e fortë, emocionale, skuadra që ishte më e përgatitur ajo do të fitonte. Përparësia psikologjike ishte në anën tonë, sepse kishim 2 pikë më shumë se Kastrioti dhe ndoshta edhe me një barazim do të ishim të kënaqur. Krutanët duhej të fitonin me çdo kusht këtë ndeshje. Kastrioti ishte shumë agresiv dhe dëmtoi veten.

Të kishin qenë më të qetë, do të kishim parë një ndeshje më të bukur. Gabimet e Kastriotit nuk ishin aksidentale, pasi ata nuk ishin përgatitur nga ana psikologjike. Kastrioti është një skuadër që nuk e meriton këtë gjendje, nuk meriton të largohet nga kategoria, pasi ka treguar se di të fitojë përballë çdo kundërshtari.

Komplimenta edhe për Çelën, që është një trajner me ide të mira. Ne kemi shanse për mbijetesë. Kemi luajtur mirë, por na duhej kjo fitore. Tani kemi 51% shanse për mbijetesë. Bylisi nuk do të bjerë nga Superliga, u them tifozëve tanë. Kjo fitore na duhej për të vërtetuar që jemi në rrugë të mbarë. Me partizanin nuk kemi një traditë të mirë, 3 ndeshje 3 humbje, por tabutë janë për tu thyer. Do të përgatitemi që të fitojmë me Partizanin” –Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: