Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka dhënë prononcimin e tij për mediat, pas barazimit pa gola në kampionat ndaj Egnatias.

“Më pëlqen rezultati, kur nuk humbet është mirë. Morëm pikë ndaj një kundërshtari të vështirë. Kishim nga dy raste për shënim. Sot futbollistët nuk ishin në ditën më të mirë. Kemi dy javë të korigjojmë gabimet dhe shënjestrën.

Do shohim mos kemi ndeshje miqësore gjatë kohës që luan Kombëtarja, që mos humbasim rritëm.Kur nuk fiton në shtëpi, mund të themi se kemi humbur dy pikë, por Egnatia është ekip i vështirë. Pikët brenda fushe të mbajnë në kategori.Zëvendësimet – Më pëlqyen lojtarët që u futën, i dhanë freski ekipit. Janë të katërt lojtarë teknikë, edhe Charles mori besimin tonë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: