Partizani-Dinamo përfundoi 3-1, sfidë kjo e javës së 31-të të Abissnet Superiore. Golat për të kuqtë u realizuan nga Junior dhe Cara (x2), ndërsa i nderit për dinamovitët erdhi nga Ibraimi.

Pas 90 minutëshit për mikrofonat e Gol pas Goli folën trajnerët e të dy skuadrave. I pari që dha mendimin e tij për Supersport ishte tekniku i Dinamos, Rodolfo Vanoli.

“Disfata- Për të fituar ndeshjen, duhet të kesh kualitete, ne jemi gjatë gjithë kohës në lojë, por na mungon kualiteti. Afrohemi deri te zona, por pastaj kthehemi pas pasi kemi vështirësi për të shënuar”.

 

Qëndrimi- Do të bëjmë maksimumin, por me limitet që kemi. Jam i qetë sepse kemi një projekt në vazhdim. E dinim që do të kishim probleme dhe vështirësi, por kemi një projekt përpara. E rëndësishme është që të kesh ndërgjegjjen në rregull dhe të dish që ke bërë maksimumin edhe pse nuk merr pikë. Ka rënë Juventusi në Serie B, por është ringritur sërish, e rëndësishme është të kesh një projekt për të rregulluar gabimet që kanë bërë ish trajnerët e kaluar”.

 

Rënia në të Parën- I kemi idetë shumë të qarta. Kam ardhur këtu për të ndërtuar gjithçka, e për të ndërtuar gjithçka nga e para duhet kohë, dashuri dhe lojtarë me kualitet. Nuk ka rëndësi Kategoria e Parë, apo Superliga, por mentaliteti që duhet të ketë klubi për t’ia futur lojtarëve. Së bashku me presidentin do të bëjmë gjithçka. Jam këtu sepse mendoj se Dinamo është Milani apo Juventusi në Itali. Nëse lojtarët nuk do të më ndjekin, do isha larguar vetë pa folur me presidentin” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb