Numri një i pankinës së Egnatias, Edlir Tetova ka dalë para mediave pas fitores 3-0 me Kukësin.

“Sot lojtarët shfaqën pjekuri. Ishin më të qetë se Kukësi. Nuk e vumë asnjëherë në dyshim rezultatin.

Titulli kampion? Për mua është ndeshja e radhës. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Më pëlqen që Dëamena ka ego. Por për mua duhet të shohim ndeshjen e radhës. Kemi përballjen me Partizanin, shumë e vështirë. Të qëndrojmë me këmbë në tokë. Matematika na lejon. Por unë dua të shohim ndeshjen e radhës. Objektin kemi UEFA-n. Po luftojmë që të jemi mes 4 më të mirëve.

Çunat e mi sot kanë qenë në detyrë 100 përqind. Kukësi ishte në një ditë të keqe. Egnatia luajti me shumë pjekuri dhe e menaxhoi lojën më mirë se Kukësi”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb