Edhe pse një skuadër jo shumë e madhe në emra, Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të parë në histori. Një nga ata që kontribuan për këtë sukses është trajneri i skuadrës nga Rrogozhina, Edlir Tetova.
“Emocion shumë i madh, fjalët janë të tepërta. U kurorëzua me sukses me këtë kupë. Objektivin Europë e arritëm por kjo është ndjesi e veçantë. Pas daljes me karton të kuq i kërkova llogari lojtarëve, u munduam të rregullojmë në pjesën e dytë. Shënuam edhe gol por ishe offside dhe na shkoi gëzimi kot. Në fund besoj se e kemi merituar.
Presidenti është super njeri, gjithmonë kërkon. Sot akoma nuk e kam marrë bravo-n. Ai ka dëshirën që me investimet që ka bërë dhe e meriton që ta kurorëzojë me një kupë.
Ky tani është preson i kotë, pas kartonit të kuq. Duhet ta kishim topin në zotërim por ndodhi e kundërta. Pjesa e parë nuk foli për ne. Merrnim top dhe ja jepnim kundërshtarit.
I kënaqur për trofeun Trajneri i Muajit por i përket lojtarëve dhe presidentit. Rrugëtimi shpresoj të jetë i gjatë, projekti do të vazhdojë. Nuk kënaqemi me kaq” – tha ai.
(BalkanWeb)