Merkato përfundoi dhe i takon kohës të tregojë nëse Empoli veproi në mënyrën e duhur kur mbajti në skuadër Nedim Bajramin. Rreth aktivizimit të futbollistit dhe vendit të titullarit foli trajneri i kësaj skuadre, Paolo Zanneti.

“Nuk është e sigurt që Bajrami do të jetë titullar, është edhe Pjaca. Mjafton që njëri të nisë dhe tjetri të zëvendësoj. Do të mungojë edhe Destro, jemi të kufizuar dhe duhet të bëjmë disa konstatime. Nga Bajrami pres shumë, këtë e kemi shprehur në kaq shumë momente. Çdo gjë ka mbaruar, alibitë nuk janë më dhe duhet të flitet në fushën e lojës” – Tha ai.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: