Nuk mund të mos jetë i lumtur trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili u ndal për mediat menjëherë pasi kombëtarja siguroi kualifikimin tutje në Botërorin e Katarit.

“Qëllimi im është arritur. Grupi im është i fortë, ata duan të bëjnë gjëra të mëdha. Urime djem, pati një përgjigje të madhe pas golit 1-1. Fituam kundër një ekipi të mirë, shpesh nënvlerësohet. Kemi gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe jemi kualifikuar, kjo është mirë, ndër të tjera jemi pothuajse të sigurt për vendin e parë. Kjo është në rregull” – Tha ai pas sfidës me Danimarkën, e mbyllur 2-1 për “Gjelat”. Franca ka grumbulluar 6 pikë në 2 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb