Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick është shfaqur optimist para mediave në prag të ndeshjes së Botërorit me Spanjën. Flick shprehet se i ka idetë e qarta sesi Panzerat do mund të fitojnë.

“Nesër do të jetë thelbësore të fitojmë çdo duel. Spanja ka veprime shumë të automatiuzara dhe të qarta, ku ne duhet të përpiqemi t’i bllokojmë pasi kemi studiuar një plan për ta zbatuar këtë gjë.

Sane është në diskutim dhe për këtë duhet të presim seancën e fundit stërvitore, pastaj do të mund të themi më shumë rreth gjendjes së tij. Pas përfundimit të nesërm, do të bëj zgjedhjet që mendoj se janë më të mirat për t’u përballur me Spanjën” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: