Trajneri i kombëtares së Holandës në futboll, Louis van Gaal, ka zbuluar se po trajtohet nga një formë agresive e kancerit të prostatës.

Trajneri holandez të dielën mbrëma në një “talk show” lokal tha se ekipi nuk dinte për diagnozën e tij dhe ai planifikon t’i udhëheqë ata në Kupën e Botës 2022 në Katar në nëntor.

“Kanceri i prostatës nuk të vret, të paktën jo në nëntëdhjetë për qind të rasteve. Zakonisht janë sëmundje të tjera themelore që të vrasin”, tha Van Gaal. “Por kisha një formë agresive, u rrezatova 25 herë. Pastaj ke shumë menaxhim për të bërë dhe pastaj të kalosh jetën”, tha ai.

Në një mesazh mbështetës për ish-trajnerin e tij, klubi anglez Manchester United shkroi në Twitter: “Të gjithë në Manchester United janë plotësisht në mbështetje të ish-trajnerit tonë, Louis van Gaal, në betejën e tij kundër kancerit. Ju dërgojmë forcë dhe guxim, Louis”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb