ITALI-Trajneri i Interit, Roberto Mancini, është shprehur i lumtur pas fitores kundër Sampdorias. Në veçanti Mancini u shpreh i kënaqur me lojën e dy lojtarëve Xherdan Shaqiri e Lukas Podolski.
“Shaqiri dhe Podolski kombinuan në mënyrë fantastike, edhe pse fizikisht duhet të përmirësohen edhe më tepër”, u shpreh Mancini.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Kjo është ajo çfarë dua”, tha trajneri i Interit.
Xherdan Shaqiri arriti të realizojë gol në sfidën kundër Sampdorias, që përfundoi me rezultatin 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=lDtGIO0KAHA
(d.d/BalkanWeb)