Japonia zhvilloi një Botëror pozitiv, teksa u eliminua në fazën 1/16 nga Kroacia. Takimi kishte përfunduar 1-1, ndërsa japonezët dështuan vetëm pas penalltive. Pas sfidës ka folur trajneri i aziatikëve, Hajime Moriyasu.

“Ne nuk arritëm në çerekfinale, por në këtë ndeshje lojtarët treguan se besonin. Në fund ndoshta vendosi edhe fati, që sonte nuk ishte me ne. Jam i mërzitur, por kam shumë arsye për të qenë maksimalisht i lumtur. Ne mundëm Gjermaninë dhe Spanjën dhe fituam besim dhe eksperiencë. E ardhmja duket e ndritshme, kjo ka rëndësi tani” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: