Japonia do kërkojë të marrë një tjetër sukses në Kupën e Botës, pas 3 pikëve ndaj Gjermanisë. Para takimit me Kosta Rikën në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur trajneri i japonezëve, Hajime Moriyasu.

“Në fakt, më duket se është e vështirë që suksesi të mos na bëjë të çmendemi. Ne e mundëm Gjermaninë, është e vërtetë. Kjo erdhi falë edhe faktit që kemi lojtarë nga Premier League, Bundesliga dhe liga të tjera evropiane. Kjo  na ndihmoi shumë. Një nivel historik, është një rezultat i jashtëzakonshëm. Lojtarët e morën natyrshëm. Ndeshja tjetër do të jetë e rëndësishme. Ne fituam, por tani duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë dhe ta harrojmë atë fitore. Jam i sigurt se Kosta Rika do të luajë siç e presim” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb