Juventus pësoi disfatë 2-0 nga Milani në San Siro, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” është shprehur i zhgënjyer pas sfidës, duke thënë se goli i parë erdhi për shkak të një gabimi. Gjithsesi, Allegri kërkon të mbajë të karikuar skuadrën për Champions-in.

“Ne pësuam golin e parë për shkak të një gabimi teknik. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përveshim mëngët, të mërkurën ne duhet të shkojmë te Maccabi me forcë mendoren për të fituar ndeshjen. Nuk mund të gabojmë me pasimet, është e pamundur. Dy ndeshje nuk i zgjidhin problemet, sot ishte e rëndësishme të merrje rezultat në një ndeshje direkte” – Tha ai.

Iu
Iu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: