TIRANE- Një ditë para ndeshjes me Armeninë për “Euro 2016”, trajneri i Ekipit Kombëtar të futbollit, Xhani De Biazi, pritet të marrë shtetësinë shqiptare nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Dhënia e shtetësisë nga kreu i shtetit pritet të bëhet nesër (të shtunën) në orën 11:00. Edhe pse trajneri De Biazi nuk ka pasur probleme me shtetësinë e tij Italiane këtu në Shqipëri, paisja e tij me pasaportë shqiptare duket si një xhest inkurajues për Kombateren në prag të ndeshjes me armentët.

Më herët, Xhiani De Biazi ka deklaruar se do të kishte dëshirë të paisej me pasaportë shqiptare pas kontratës 3­vjeçare të lidhur me Ekipin Kombëtar. “Ah…, e di çfarë do më pëlqente? Që miku im Kryeministër të më jepte nënshtetësinë shqiptare. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare: Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”, ­ka thënë De Biazi tre muaj më parë në faqen zytare në internet të “Tifozëve Kuq e Zi”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: