Kroacia ia doli të kualifikohej në 1/16 të Botërorit të Katarit, pas barazimit 0-0 me Belgjikën. Pas 90 minutëshit për mediat ka folur trajneri i kroatëve, Zlatko Daliç.

“I përgëzoj lojtarët tanë për kalimin e grupit, dje thashë se prisja një betejë kundër një ekipi të madh, sepse Belgjika nuk mund të luajë keq tre herë radhazi. Kroacia ishte shumë e mirë, sidomos për një orë dhe në pjesën e parë, ne kishim kontrollin e lojës, kishim një penallti të pastër, por përsëri VAR ishte kundër nesh por nuk na ndikoi. Ishim pak me fat.”

Për kundërshtarin e radhës – “Nuk dua të komentoj për kundërshtarin e radhës, ndoshta do të jetë Spanja, por do të shohim. Ata janë një kombëtare e madhe, një përfaqësuese e madhe me shumë lojtarë të rinj. Kemi pasur precedentë të vështirë kundër tyre” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: