Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi ka folur për mediat, pas fitores 0-1 ndaj Laçit.

“Të jem i sinqertë, sot kishin rëndësi 3 pikët. Jemi në një situatë që na duheshin pikët. Në pjesën e parë treguam cilësi kurse në të dytën maturi. Duhet të jemi më kërkues. Megjithatë i jam mirënjohës ekipit, që tregoi mbi të gjitha që meriton më shumë. Ka dinjitet dhe duhet të punojë më shumë për të rregulluar disa gjëra.

Kukësi i Dobit? Ky është Kukësi i Kukësit, jo i Dobit. Na duhet dhe pak kohë për t’u afruar. Sot kishte maturi. Po bëhemi akoma më kompaktë që të kemi stabilitet gjatë lojës. Një pjesë e mirë e parë, kurse në të dytën jo shumë mirë.

Picat? Gjithmonë jemi më të zgjuar pas faktit. Ndoshta Kupa na ka ndihmuar. Duhet të kemi vazhdimësi. Ky është hapi i vogël, një kilometër i vogël në këtë rrugë të gjatë.

Kthesa e madhe? Na duhet një vazhdim, një stabilitet. Nuk mund të themi që kemi bërë një punë të përkryer sot. Ka gjëra pozitive dhe gjëra që duhen riparuar. Të gjejmë kohë, ose ekuilibrin. Kur mbrojmë, mbrojmë, kurse në sulm të dijmë të sulmojmë. Kjo do kohën e vet.

Ndërrimet? Unë mora masa sepse lojtarët dhanë edhe maksimumin. Rëndësi ka cilësia, jo sa minuta luan. Ra rendimenti, ndaj i dhashë freski. Në pjesën e dytë mund të dilnim në kundërsulm 2-3 herë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: