Kukësi do synojë fitoren në Kurbin të shtunën në orën 15.00, teksa do masë forcat me Laçin në ndeshjen e kampionatit shqiptar. Në prag të kësaj ndeshje ka folur për mediat trajneri i kuksianëve, Enkeleid Dobi.

“Ndeshja me Laçin? Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si finale. Duke parë kushtet në të cilat jemi, çdo ndeshje është si finale dhe duhet të vlerësohet si e tillë.

Skuadra më e fortë? Deri tani nuk kam parë një skuadër që të bëjë diferencën në Shqipëri dhe të ketë nivel më të lartë. Të gjitha skuadrat janë thuajse të një niveli dhe janë vetëm detajet ato që bëjnë ndryshimin.

Gjendja fizike? Do të shihet në fushë. Normalisht në stërvitje është shumë ndryshe nga ndeshja dhe gjendja e vërtetë e futbollistëve shihet vetëm në fushë gjatë ndeshjes” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: