Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade analizoi fitoren 2-1 me Vllazninë.

“Nuk shohim tabelën, por futemi në çdo ndeshje për të fituar. Djemtë treguan karakter pasi pësuam gol që në fillim. Krijuam shumë raste dhe arritëm të barazonim në fundin e pjesës së parë. Kjo na rriti edhe moralin për të kërkuar fitoren në pjesën e dytë.

Sa i përket golit, ishte shumë i bukur. Tresën dhe Dajkon nuk i aktivizova kundër Teutës dhe i ruajtëm për këtë ndeshje. Tresa e justifikoi veten, është lojtar me të ardhme. Duke punuar fort do të arrij lart pasi mundësitë i ka.

Vllaznia është ekip i fortë dhe na e kishte bërë të vështirë duke ndërruar sistemin e lojës, dhe nuk e prisja. Ndeshja mund të dilte edhe barazim apo të humbnim por ne e merituam fitoren.

Shpirti i garës bëri diferencën. I kisha porositur lojtarët që nëse nuk japin 100% nuk do të fitojnë dot. Kam luajtur edhe me Vllazninë ku ishim 4-5 lojtarë që luftonin fortë ndërsa të tjerët…

Arbitrimi? Gjatë lojës nuk kam protestuar. Arbitrimi ishte i mirë në përgjithësi. Në ndeshjen e parë kontestova, por në vazhdim i mirë apo i keq nuk do të merrem me arbitrin” – tha ai. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: