Lazio do të përballet me Milanin të martën për kampionat. Para kësaj sfide ka dhënë prononcimin e tij trajneri i lacialëve, Mauricio Sarri. Sarri ka folur për heqjen e 15 pikëve të Juventusit, ndërsa ka dhënë përshtypjet e tij edhe për rivalin e nesërm.

“Milani është një skuadër e fortë që ka blerë edhe të rinj të fortë. Kanë shpenzuar 28 milionë për De Ketelaere. Kanë bërë rrugëtimin e tyre, janë rritur, shoqëria ka ndërhyrë për të përmirësuar skuadrën. Ishin në “rënie të lirë”, por në tre vite kanë ringjallur skuadrën.

Juve- Ne nuk duhet të mendojmë për këtë gjë, nuk duhet t’i japim rëndësi. Dje kam parë dy skuadra shumë të forta (Juventus-Atalanta). Situata qëndron e njëjtë. Objetkivi jonë është që të japim gjithmonë 100%, nuk kemi objektiva të tjerë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: