FRANCA

Trajneri i Lilles, Christophe Galtier i cili bëri mrekulli në kampionatin francez duke shpallur kampion ekipin modest përballë PSG-së së sheikëve ka vendosur të dorëhiqet.

Vendimi i tij vjen vetëm dy ditë pasi ai festoi me skuadrën titullin kampion.

Për Galtier koha e tij tek Lille përfundoi dhe ai e ka bindje të plotë këtë.

Gjithsesi ofertat për Galtier nuk mungojnë, Napoli, Nice dhe Lyon janë rreshtuar për të afruar në stolin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb