Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea-t dhe normalisht nuk mungoi pyetja rreth zëvendësimit të Mohamed Salah në minutën e 66-të. Trajneri gjerman me pak fjalë tentoi të shpjegojë se largimi nga loja i egjiptianit nuk erdhi për shkak të ndonjë dëmtimi, por thjesht nuk ishte i kënaqur me mënyrën e lojës. “Salah nuk është i dëmtuar. E di që njerëzit do të tentojnë të bëjnë bujë me këtë”. “Nuk ishte ndeshja më e mirë e Mo në karrierë. Ai vazhdimisht futet në situata dhe kjo e bën atë lojtar të klasit botëror”. “Ai dëshiron të jetë vendimtar”. ka thënë Klopp pas ndeshjes në Stamford Bridge. Në vend të Salah u fut Xherdan Shaqiri, i cili dha asistin e golit të barazimit të shënuar nga Daniel Sturridge. Ndeshja e ardhshme e Liverpool është kundër Manchester City-t dhe natyrisht që Klopp si dhe gjithë tifozët e Liverpool-it presin një paraqitje të madhe nga Salah. (o.k/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb