Trajneri i Luganos, Fabio Celestini, merr në mbrojtje Armando Sadikun, duke larguar presionin e madh të tifozërisë bardhezi ndaj sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë. Sadiku, që u rikthyer te ekipi ku shkëlqeu në janar, ende nuk ka gjetur ritmin e së shkuarës së tij të afërt, ndërsa trajneri deklaron se pavarasisht përpjekjeve të tij të mëdha, sulmuesi kuqezi nuk është ai i dy sezoneve të shkuara.
“Mundohem gjithmonë që t’i jap qetësinë dhe t’i heq presionin. Nuk duhet të mendojmë se Sadiku i sotëm është i njëjtë me atë që luante përkrah Alioskit. Ai erdhi në Lugano pas një dëmtimi serioz në gju, duhet t’i japim kohën e mjaftueshme. Ai është një luan, e dimë sforcon që ka bërë për t’u kthyer nga një operacion në ligament për një kohë kaq të shkurtër. Nuk jam i zhgënjyer nga rendimenti i tij. Ai na ndihmon në manovër me lëvizjet e tij, në zonë është gjithmonë i monitoruar dhe krijon hapësira për shokët”, tha Celestini.
(Balkanweb)