Pep Guardiola ka bërë të qartë se Manchester City nuk do të blejë më shumë se një lojtar deri në fund të merkatos së verës, gjithmonë nëse ai plotëson kushtin kryesor që kishte vendosur trajneri për të gjithë ata që do të afronte në ekip.

Duke folur për “Sky Sports”, trajneri i kampionëve të Anglisë shpjegoi se pas afrimit të Mahrez dhe dështimit me Jorginho, do të shihet me prioritet cilësia e “personalitetit” të futbollistit.

“Personaliteti është gjëja më e rëndësishme. Duhet të njohësh mirë personalitetin e futbollistëve. Unë pëlqej të punoj me njerëz të këndshëm. Unë urrej të punoj me njerëz që nuk kanë respekt ndaj shokëve të skuadrës apo trajnerit dhe klubit. Padyshim edhe aftësitë janë të rëndësishme, të kenë cilësi në fushën e lojës. Nëse do të firmosim, do të jetë vetëm një futbollist tjetër. Për momentin do të vazhdojmë kështu. Tani blerjet janë shumë të shtrenjta. Ne shpenzuam shumë një vit më parë pasi kishim një skuadër të plakur. Ne do të vazhdojmë me të njëjtin grup, ndoshta me një lojtar më shumë”, theksoi strategu spanjoll.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb