Nuk ndodh shpesh që një trajner të jetë më i kërkuari në tregun e transferimeve, aq më pak kur bëhet fjalë për ekipe si Juve, Inter dhe Real Madrid, të tre në kërkim të një trajneri të ri. Vetëm një emër mund ti bashkonte këto tre ekipe për momentin, ai është Massimilano Allegri, i papunë prej afro 2 vitesh. Deri dje në mëngjes ishte thuajse i sigurt zbarkimi i tij në Torino, Juve mbetet sërish favorite por mes tyre është futur fuqishëm Inter që po luan këto orë kartën Bepe Marota. “Zonja e Vjetër” i ofron ish trajnerit 7 milion euro në sezon, aq sa përfitonte gjatë kohës kur ishte në krye të bardhezinjve. Dëshira e Juves është të mbyll këtë diskutim sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur çdo konkurrencë që i vjen nga Inter apo Real Madrid. Plani B i Agnelli është Zinedine Zidane, nëse dështojnë këto dy opsione atëherë me shumë mundësi do të konfirmohet Andrea Pirlo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Inter ka vetëm një armë në dorë, efektin Marotta, drejtori sportiv ka punuar me Allegrin gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Juves, që nga ajo kohë kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira. Situata që po kalon klubi pas titullit kampion, paqartësitë e projektit Zhang nuk e favorizojnë afrimin e Allegrit. Në fund, opsioni më prestigjioz mbetet Real Madrid. Në Spanjë mediat janë të sigurta për largimin e Zidane, madje Marca e vendos Allegrin në krye të listës, alternativa të tjera të presidentit Perez janë edhe Raul, më shumë i dëshuruar nga tifozët por dhe vetë Antonio Conte, i sapo larguar nga Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb