Trajneri i Napolit, Lucciano Spalleti ka folur për mediat në prag të ndeshjes së të dielës në mesditë ndaj Spezias.

“Do të jetë një ndeshje në një fushë të vështirë ndaj Spezias. Vetëm vëmendja dhe përkushtimi do të na lejojmë të marrim rezultat në këtë takim. Nëse mendojmë se do ta kemi të lehtë, nga ata mund të kemi ndonjë kurth.

Spezia di të qëndrojë në fushë, ata janë gjithashtu të mirë në driblim. Ata arrijnë të fitojnë terren shpejt duke bërë kundërsulme të rrezikshme. Në fillim të kampionatit u tha se mund të kishim një ecuri të mirë dhe ashtu ka ndodhur. Megjithatë, në Serie A ka skuadra në formë si Atalanta. Detyrimi ynë është të arrijmë rezultate në mënyrë që të mos na afrohen ekipet ndjekëse.” – tha Spalletti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb