Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bylis.

Pas barazimit ndaj Egnatias, vjen përballja ndaj Bylis –

Veselinovic: Çdo ndeshje që vjen është e ndryshme. Egnatia renditet pas nesh. Ne duhet të mendojmë vetëm përpara. Jam i sigurtë që do të luajmë ndaj një tjetër skuadre shumë të mirë. Përpara një jave ata arritën 3 pikët ndaj Vllaznisë. Kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira ndaj Egnatias, Vllaznisë. Ndeshjen e fundit me Elbasanin në pjesën e parë ata ishin në avantazh 1 – 0, por më pas u ndëshkuan me karton të kuq. Kushtet e fushës së tyre janë disi të veçanta. Fakt është që ne ndryshojmë fushën nga bar artificial në bar natyral. E theksoj që janë një skuadër e mirë, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Si gjithmonë na duhet përqendrim dhe të fokusohemi në idetë tona.

Si është gjendja e skuadrës –

Veselinovic: Sot kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Disa lojtarë janë në dyshim, gjithsesi vetëm pas stervitjes do të kem ide më të qarta kush do të jetë gati për nesër.

Objektivi Partizanit ndaj Bylis –

Veselinovic: Si gjithmonë. Ne kemi ambicjet tona , të jemi të qartë, duhet të jemi në nivelin e klubit dhe emrit Partizani kjo është ajo që synojmë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb