Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukiç, pas fitores kundër Skënderbeut është shprehur se për të ka mjaft rëndësi që skuadra shqiptare të kthehet me mbresa të bukura nga kjo ndeshje në Serbi.

Klas i Tosiç apo gabim i Skënderbeut që e zgjidhi ndeshjen?

Dihej që ndeshjen mund ta vendoste një detaj i vogël, siç ishte goditja e Tosiç në pjesën e parë. Na u dha mudnësia që të luanim disi më të tërhequr meqë krijuam avantazhin. Dihej që Skënderbeu ishte kundërshtar i vështirë dhe çdo ekip tjetër do ta ketë të vështirë përballë tyre. Gjithsesi, ne e morëm tripikëshin që deshëm në ndeshjen direkte.

I gëzuar vetëm për tri pikët apo edhe për mënyrën si rrodhën gjërat, meqë nuk pati incidente?

Jam shumë i kënaqur edhe për tri pikëshin, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me mbresa të bukura nga kjo ndeshje. Ne i konsiderojmë miq shqiptarët dhe jo si armiq.

U mbrojtët në Elbasan, ndërkohë që në Serbi sulmuat më shumë…

Shënimi i golit vendosi ndeshjen. E dinim që në fillim që do të ishte sfidë shumë e fortë dhe shumë e vështirë, por në fund ja dolëm, deklaroi Djukiç për ‘super sport’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb