Polonia e mbylli në fazën e 1/16 rrugëtimin e saj të Botërorit të Katarit. Pas takimit, trajneri i polakëve, Czeslaw Michniewicz nuk fshehu dot zhgënjimin.

“E dinim se do të ishte një lojë e vështirë dhe donim të luanim ndryshe. Kishim disa momente të mira në pjesën e parë, ndoshta jo shumë, por kishim disa raste që mund të kishin çuar në gola. Na vjen keq për mundësinë e Zielinskit. Ishte akoma 0-0 dhe më pas Franca kaloi në epërsi.

Dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që na ndihmuan në përgatitje. Aventura jonë përfundoi sot, humbëm kundër kampionëve të botës. Më vjen shumë keq sepse Franca kishte rastet e saj dhe ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe nëse ne do të kishim shënuar të parët” – Tha ai.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: